Novelat e qytetit të veriut

By Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

524 ratings - 4.63* vote

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin. Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe

... more

Book details

Paperback, 172 pages
Edition Language
Albanian

Community Reviews

Lorena

Pasi kisha lexuar poezite dhe novelat e Migjenit me pat lindur deshira te beja nje analize te shkurter te filozofise poetike te autorit. Keshtu po shfrytezoj rastin ta paraqes punimin ne kete koment.

Migjeni ishte novatori qe permbysi heronjte dhe konceptin idealist per ta, duke sjelle heronj ne veprat e tij si: Buken tone te perditshme falna sot, Bukuria qe vret, Legjenda e misrit, Molle e ndalueme etj. duke fshikulluar ashper klasen e kamur e aristokracine e vendit me indiferentizmin e tyre ndaj popullit i cili varferohej cdo dite e me teper. Me veprat e tij, sidomos poezine e fuqishme kaloi nga rryma e romantizmit revolucionar, ne realizmin kritik. Veprat e tij, te cilat shumica ishin te pabotuara, moren nje mbeshtetje te vecante pas Luftes se Dyte Boterore, me instalimin e regjimit komunist.
Jeta e shkurter e Migjenit eshte plot veprimtari te cilat e brumosen dhe e formesuan stilin dhe autenticitetin e vepres se tij. Shkollimin e nisi ne nje shkolle serbo-ortodokse te Tivarit, ku vazhdoi ne Manastir ne seminarin ortodoks. Dallohet sidomos ne lendet fetare dhe gjuhet si latinishtja, rusishtja, greqishtja, serbishtja e frengjishtja. Veprimtaria e tij letrare nis menjehere pas marrjes se defteses se pjekurise ne Manastir, ku fillon pune si mesues ne Vrake dhe ne Puke. Aty njihet me realitetin shqiptar, varferine e tejskajshme dhe i indinjuar godet me poezite e tij te para klasen cifligare dhe etjen e tyre per lakmi, pushtet dhe para, Luli i vocerr. Migjeni, i ndikuar dhe nga poete e shkrimtare te tjere perparimtare frymezohet nga ata, duke sjelle nje fryme demokratike e te lire ne poezi. Ai denon moralin hipokrit te shoqerise, Te celen arkapijat, ve ne loje inteligjencen borgjeze, si force e paafte per te luftuar per ideale te larta dhe godet haptazi artin dhe shtypin shqiptar, Kanga skandaloze.
Me poezine e tij te goditur, Recital i Malsorit Migjeni shpreh revolten e tij kundrejt regjimit fashist te asaj periudhe. Ishte koha e “lavdishme” e Mbreterise Shqiptare me mbretin Ahmet Zogu ne krye. Nje regjim ku shteti nuk mund te beje asgje per shtetasit e vet, ku klasa e te kamurve, injoranca, paraja dhe padrejtesia sundojne mbi popullin e vuajtur dhe mbi vlerat e verteta te nje shoqerie demokratike. Migjeni me poezine e tij i drejtohet cdokujt qe e kupton hipokrizine e nje shoqerie pseudodemokratike si ajo e Shqiperise se Zogut, qe e ka te veshtire te heshte perballe vuajtjes, varferise, padrejtesise, korrupsionit dhe injorances.
Lexuesi i Migjenit ka nje shpirt te lire, mendje te hapur, kendveshtrime te ndryshme per boten qe e rrethon dhe nuk ka frike te shprehet mbi realitetin. Ai eshte universal: qe do te thote se mund t’i perkase realiteteve e periudhave te ndryshme, pasi per te, vepra e Migjenit ngelet gjithnje aktuale dhe e re. Recitali i malesorit eshte nje metafore e paster, ku nepermjet saj sillet dhe qellimi i poezise.
O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Ketu dallohet dhe karakteri cmitizues i autorit. Mali gjithnje ka qene nje simbol hyjnor i krenarise, paperkulshmerise se karakterit te forte shqiptar, i cili ne kete poezi vjen si perfaqesues apo metaforizim i shtetit, shoqerise, mentalitetit, moralit e fatalitetit. Ketu mali thjesht perfaqeson nje force negative, te keqe, ngrirjen dhe prapambetjen e shoqerise shqiptare. Ai nuk e ka me ate shkelqimin e dikurshem. Eshte nje tradite e mykur, e cila e mbyt njeriun. Eshte i heshtur, i forte, i larte, indiferent, me rregulla dhe kanune te percaktuara. Ndersa individi eshte i dobet, i pafuqishem dhe i shtypur edhe pse perpiqet ta germoje paksa malin per te gjetur nje kafshate, pa e kuptuar qe ai varroset vete, duke u kthyer me trupin e vet ne kafshate per malin.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Ketu dallohet qarte ajo heshtja mbytese dhe e frikshme e shoqerise e shtetit, mosperfillja dhe cinizmi para nje individi. Migjeni sjell dicka te pazakonte ne vepren e tij. Ai e permbys krejtesisht edhe figuren e qenies njerezore. Njeriu i Migjenit eshte nje hije, nje lugat, nje qenie e jashtenatyrshme. Jo me nje qenie qe jeton. E njejta gje perseritet edhe ne Balade qytetse, Legjenda e misrit dhe Poema e mjerimit.
Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
Kundrejt heshtjes stoike te malit vendosen klithmat e urise, instiktit te mbijeteses dhe hijet e trazueme te malesorit te ngrate, trashegimtar i nje populli qe ka luftuar pareshtur per lirine, ka vuajtur dhe ka duruar me vite nen zgjedhen e huaj. Mosngritja ne revolte e ben vuajtjen me te thelle dhe me te rende. Vuajtja e malesorit ne rastin konkret thellohet me teper sidomos nga pafuqia e tij per te ngritur krye ndaj padrejtesise.
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Migjeni ne fund sjell nje paradoks. Grushti i paligjshem eshte kundervendosja ndaj ligjeve dhe rregullave te shtetit, malit. Rregullave te cilat nuk sjellin drejtesi, por pikerisht ky grusht i jashteligjshem do e sjelle. Ne fund nuk ndodh asgje. Autori qendron duke qeshur, i pafuqishem te beje gje tjeter. Kjo qeshje eshte deshira e tij e parealizuar.
Recital’ i Malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Per nga sistemi metrik, vargu eshte dhjete rrokesh dhe rima A, B, A, B. Poezia eshte satirike, lirike e shkruajtur ne dialektin gege. Migjeni ka prodhuar vepra me te njejten tematike, jo vetem ne poezi, por edhe ne proze, ku mund te permendim Historia e njenes nga ato, Zoti te dhashte etj. E gjithe veprimtaria e tij eshte perqendruar ne c’idealizimin e shoqerise e mentalitetit shqiptar ne shekullin njezet. Konteksti i vendit nen regjimin fashist nxiti urrejtjen dhe revolten e autorit. Nje kontekst absurd dhe hipokrit, ku njerezit shtiren te ndershem e me parime te larta morale, ku te pasurit nuk shohin me larg se hunda e tyre e dhjamosur, ku te varferit shkelen si kandrrat, ku familja shthuret me vullnet te plote, ku femrat shesin trupin per te nxjerre kafshaten e perditshme, ku kishat e xhamite vezullojne mes ndyresise se qytetit e ku te medhenjte vendosin rregulla pafund e te cilet nuk u sherbejne aspak nje populli analfabet.

Dhimitra

Migjeni eshte perle e vertete!!!!

Nikolin Kote

pershkruan dhimbjen ne detaj, deri ne palce. nje autor qe nuk bashkohet me mjerimin, prandaj e dua nder te gjith e autoret e tjere. mjerimi nuk eshte zgjidhje as zgjedhje; mjerimi duhet luftuar prej andej nga vjen! sikur te ishte gjalle do ta perqafoja fort kete njeri !autori tim i preferuar.

Thoma Axha

Shkrimtar i njerezve, i te varferve, i te mjereve, shkrimtar i urise se tmerrshme, shkrimtar i ndjenjave me te thjeshta qytetare e njerzore. Gjeni i letersise shqiptare. ???

Elisona

It made me cry, bcs nth has changed in Albania....

Jola Sulaj

"Jeten adhurojme,
n'sa drita shkelqejne
zojushen shikojme
dhe n'andrrim vallzojme...
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djale përputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthe nuk puthen!"

Emi

Një ndër librat më të dashur për mua të cilit i rikthehem herë pas here. Në këtë përmbledhje veprash Migjeni shpreh pakënaqesitë e tij rreth realitetit shoqëror të asaj kohe dhe jep pamje tronditëse të klasave të shtypura dhe të shfrytëzuara. Në krijimtarinë e tij, për herë të parë përftohen figura dhe portrete të plota e shumë të fuqishme të malësorit, punëtorit, gruas shqiptare etj. dhe qendron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë jetojnë të lirë, të lumtur, me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.

Juri Pali

A stellar collection of short novels - if you want to get truly knocked about by a book, Novelat e Qytetit te Veriut, by Migjeni (1872-1924) is the one. The novels are set in the early 1900s in Shkoder, a city in northern Albania. When starting his career as a teacher, he moves around where he comes face to face with some realities that inspire him to write stories. He puts in a play the intelligence of the bourgeoisie and landowners and their thirst for power and wealth, and you see this in the 'Luli i vocerr'. Migjeni condemns the hypocrite morals of the society and attacks with poetry the politics of the time and the media bringing a fresh breath of modern democracy.

Marsida Bushi

This book has short stories that tell the truth about how unpleasant the reality was and how everything at the time was so miserable to watch.
This author was the only one, to tell the truth of the reality that everyone was living in and not lie or be proud of the way things were the way that others were acting because it wasn't right, it wasn't human. It was miserable.

Saimira

Excellent writing, Migjeni is one of the best Albanian writers whose work, I have ever read. Revealing painful truths and how much the system was ruined. He shows pain and misery but also hope in poetry and cruel irony in prose, which is exactly what the Albanian society needed to see at that time.

Topics